Projekte

IPATECH Teknologji në miniaturë: sinergjia e kërkimeve dhe inovacioneve (risive) për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Adriatikut.
Projekti bashkëfinancohet në kuadrin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të fuqizojë kompetencat kërkuese dhe risitë e sektorit agroushqimor me qëllim që të kontribuojë në konkurueshmërinë dhe të rrisë zhvillimin e zonës së Adriatikut nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional.
IPATECH vjen nga nevoja e strategjive, mjeteve dhe mundësive të përbashkëta për të promovuar kërkimet dhe inovacionet (risitë) në sektorin agroushqimor.

Partnerët e projektit bashkëpunojnë me qëllim që të:

  • Krijojnë një rrjet bashkëpunimi ndërkombëtar midis enteve publike dhe private për te lejuar shkëmbimin e informacionit, të dhënave dhe eksperiencës për kërkimet dhe inovacionet në këtë sektor duke angazhuar aktorët kryesorë;
  • Mbështesin kërkimet e orientuara drejt inovacioneve dhe të shkëmbejnë praktikat më të mira;
  • Kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe transferimin e njohurive me synim anën soft të inovacioneve dhe rolin e kapitalit njerëzor ne këtë proces;
  • Promovojnë konkurueshmërinë e SME-ve nëpërmjet adoptimit te produkteve, teknologjive dhe zgjidhjeve të reja që vijnë si pasojë e kërkimeve;
  • Transferojnë inovacionet (risitë) teknologjike;
  • Krijojnë qendrat e inovacionit në sektorin agroushqimor që do të ofrojnë mbështetje për të interesuarit në procesin e tyre të inovacionit;
  • Promovojnë sinergjitë midis politikave kërkimore dhe atyre rajonale;

Grupi i synuar i projektit: sipërmarrjet familjare, ndërmarrjet e vogla dhe te mesme
Aktoret kryesore: institucionet lokale dhe rajonale; universitetet; qendrat kërkimore; organizatat private të përfshira në teknologjitë e inovacionit; Grupe Lokale te Veprimit  (Local Group Actions); shoqatat e prodhuesve.

This website has been produced with the financial assistance of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme. The contents of this website  are the sole responsibility of "Consiglio per la Ricerca e la Sperimentazione in Agricoltura - Unità di Ricerca per l'Orticoltura, Monsampolo del Tronto (AP)" and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme Authorities.