Zëvendësministri: Fermerët do t`i marrin paratë brenda 3-mujorit të parë të vitit që vjen

 Ndoc Faslia: Prioritet për 2013  Programi Kombëtar i Ullirit

Një ndër prioritetet kryesore të punës për vitin 2013 për Ministrinë e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të vazhdoje të mbetet  realizimi i programit për zhvillimin e ullishtarisë në Shqipëri. Për të diskutuar për ecurinë e këtij programi ne 2-3 vitet që vijnë, Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit organizoi në Vlorë një takim kombëtar me prodhues të fidanëve, me fermer që merren me kultivimin e ullirit, si dhe me përpunues të vajit të ullirit në vend. “Ritmet e mbjelljeve të reja në ullishte rriten çdo vit duke arritur në 3 000 ha/vit nga të cilat 80 % financohen nga skemat e subvencioneve me mbështetje nga buxheti i shtetit. Në vitin 2013, të parët që do përfitojnë financim do të jenë të gjithë ata fermerë që kanë mbjellë ullishte gjatë vitit 2012 dhe që për mungesë fondesh nuk janë financuar.

Më shumë >>

This website has been produced with the financial assistance of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme. The contents of this website  are the sole responsibility of "Consiglio per la Ricerca e la Sperimentazione in Agricoltura - Unità di Ricerca per l'Orticoltura, Monsampolo del Tronto (AP)" and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme Authorities.